Prej një viti pa urë, izolohen 70 banorë në Shishtavec të Kukësit

Aktualitet

Prej një viti pa urë, izolohen 70 banorë në Shishtavec

Kushtet e rënduara atmosferike dhe dimri e bëjnë jetën edhe më të vështirë, kryesisht për banorët e fshatrave të thella malore. 

Banorët e lagjes Gjuta në Shishtavec të Kukësit, si pasojë e përkeqësimit të kushteve atmosferike, rrezikojnë jetën çdo ditë duke kaluar mbi një urë provizore, e ndërtuar pas shkatërrimit të urës ekzistuese.

Mungesa e urës dhe rreziku që kanoset gjatë kalimit mbi të ka penguar shkollimin e 10 nxënësve të kësaj zone, të cilët duhet të udhëtojnë më shumë se 30 minuta drejt shkollave të fshatrave Shishtavec dhe Novosej.

Izolimi është bërë i zakonshëm sa herë që ka reshje. Mes thirrjeve për ndihmë, banorët kujtojnë edhe premtimin e pambajtur për rindërtimin e urës, e cila u shkatërrua një vit më parë.

Banorët e lagjes Gjuta në fshatin Shtrezë të Shishtavec shpresojnë në rikthimin e vëmendjes ndaj tyre, teksa ura e sajuar mbetet e vetmja rrugë kalimi, jo vetëm për jetën e përditshme, por edhe për raste urgjencash apo humbje jete në këtë zonë të thellë malore.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion