Prej katër ditësh i humbur, rinisin kërkimet për të riun në bjeshkët e Domajve në Has

Aktualitet

Prej katër ditësh i humbur, rinisin kërkimet për të

Rinisin dhe njëherë kërkimet në bjeshkët Domajve të Hasit për gjetjen e 27-vjeçarit Ajet Lleshi i zhdukur që prej datës 6 prill.

Kjo dita e 4-t që banorët e zonës, familjarë, policia e ekipe të emergjencave civile vihen në kërkim të 27-vjeçarit, i cili prej ditësh rezulton i zhdukur teksa u nis për gjueti ditën e 6 prillit.

Prefekti i Qarkut Kukës Dritan Baji bëri me dije se nëse kërkimet e nisura prej orëve të para të mëngjesit të ditës së sotme nuk do të sjellin rezultate, do të angazhohen 100 trupa të ushtrisë për të vijuar kërkimet për gjetjen e Ajet Lleshit.


Ajet Lleshi, banues në fshatin Kishaj të Hasit u largua nga banesa mëngjesin e 6 prillit duke u nisur për gjueti në bjeshkët e Domajve. Në mbrëmje ai telefonoi familjarët e tij për t’i kërkuar ndihmë pasi kishte mbetur në mal teksa terreni ishte vështirësuar dhe nga reshjet e dëborës.

Që prej asaj dite, ekipet e emergjencës civile në bashkëpunim me banorët e zonës si dhe forca ushtarake e të policisë, vijuan kërkimet ndërsa i ndërprenë dy ditë më parë me qëllim grumbullimin e informacioneve të nevojshme.

ME TE LEXUARAT