Aksidenti i rëndë në Shkodër, makina merr përpara të moshuarin me biçikletë
Lajmifundit
/
10 Prill 2025, 11:04
Aktualitet

Një aksident i rëndë është shënuar paraditen e sotme në rrugën kryesore të Shkodrës, përballë Urës së Vjetër të Bunës.
79-vjeçari Nexhat Kraja, i cili po lëvizte me biçikletë, është përplasur nga një autoveturë.
Si pasojë e përplasjes, i moshuari ka pësuar dëmtime serioze dhe është transportuar me urgjencë në spitalin rajonal të Shkodrës, ku ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.
Dyshohet se i moshuari i ka ndërprerë rrugën automjetit. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.


