Policia i gjen në banesë 3 kg lëndë narkotike, shpallet në kërkim 43-vjeçari në Krujë

Aktualitet

Policia i gjen në banesë 3 kg lëndë narkotike, shpallet

Policia e Krujës ka shpallur në kërkim një 43-vjeçar, pasi në një banesë të vjetër, ngjitur me banesën e tij, iu gjet 3 kg lëndë narkotike. Policia njofton se në momentin e aksionit, shtetasi B.M nuk ishte në banesë.

Ndërkohë që gjatë këtij aksioni, policia ka bërë të mundur arrestimin e një shtetasi, pranë kësaj zone, i cili theu masën e sigurisë “arrest shtëpie”, ndërsa procedoi penalisht shoferin e makinës që po largohej i akuzuari.

“DVP Durrës/ Vijojnë goditjet e njëpasnjëshme ndaj veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve. Sekuestrohen 3 kg lëndë narkotike cannabis sativa, shpallet në kërkim poseduesi. Gjatë kontrolleve, kapet dhe arrestohet në flagrancë 1 shtetas që kishte shkelur masën e arrestit në shtëpi dhe procedohet penalisht 1 tjetër shtetas.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Krujë, në bashkëpunim me strukturat e DVP Durrës, në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative se një shtetas dispononte lëndë narkotike, organizuan punën duke ushtruar kontroll të befasishëm brenda dhe jashtë banesës së shtetasit B. M., 43 vjeç, banues në Borizanë, Krujë, i cili në momentin e kontrollit nuk ndodhej në banesë.

Gjatë kontrollit të ushtruar në një banesë të vjetër ngjitur me banesën e tij, shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale 3 kg lëndë narkotike cannabis sativa.

Në vijim të kontrolleve, shërbimet e Policisë kanë konstatuar në afërsi të kësaj banese, shtetasin S. D., i cili kishte thyer masën e sigurisë "Arrest në shtëpi", për veprën penale "Përndjekja". Ky shtetas ka tentuar të largohet me një automjet që e drejtonte pa leje drejtimi, shtetasi E. M., i cili nuk i është bindur urdhrit të Policisë për ndalim.

Në vijim të veprimeve u bë shpallja në kërkim e shtetasit B. M. dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit S. D., 22 vjeç, banues në Borizanë, Krujë. Gjithashtu u procedua penalisht për shkak të moshës, shtetasi E. M., 15 vjeç, banues në Borizanë, Krujë. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë, për veprime të mëtejshme”, njofton policia.

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion