Policia godet lojërat e paligjshme të fatit në Milot e Laç, tre të arrestuar dhe një në kërkim

Aktualitet

Policia godet lojërat e paligjshme të fatit në Milot e

Policia e Shtetit ka finalizuar operacionin e koduar “Rastet”, duke goditur disa raste të organizimit të paligjshëm të lojërave të fatit në Milot dhe Laç.

Operacioni u zhvillua pas informacioneve të siguruara nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit. Gjatë kontrolleve u zbuluan tre ambiente të përshtatura për lojëra fati me makineta dhe tavolina pokeri, ndërsa njëri prej tyre përdorej gjithashtu për përdorim dhe shitje të lëndëve narkotike.

Si rezultat, u sekuestruan 15 makineta, 3 tavolina pokeri, sasi lënde narkotike kokainë, shuma parash dhe sende të tjera që shërbenin për këtë aktivitet të kundërligjshëm.

Në kuadër të operacionit:

-u arrestuan shtetasit Sh. P., 21 vjeç, dhe D. M., 33 vjeç, ndërsa u procedua penalisht S. Sh., 61 vjeç, pasi në një lokal në Laç, në pronësi të këtij të fundit dhe që dyshohet se bashkadministrohej nga dy të arrestuarit, u gjetën 8 makineta, 2 tavolina pokeri dhe doza të dyshuara kokaine;
-u arrestua shtetasi Y. V., 45 vjeç, pasi në lokalin e tij në Milot u gjetën pajisje për lojëra fati;
-u shpall në kërkim shtetasi P. Ll., 31 vjeç, pasi në ambientin e tij në Milot u zbuluan 2 makineta, 1 tavolinë pokeri dhe sende të tjera për lojëra fati.

Policia bën me dije se kontrollet kundër kësaj veprimtarie të paligjshme do të vijojnë, ndërsa materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Lezhës për veprime të mëtejshme.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion