Po transportonte armë zjarri nga Kosova në Shqipëri, arrestohet i riu (EMRI)

Një 28-vjeçar ka rënë në prangat e policisë pasi tentoi të trafikonte një armë zjarri nga Kosova në Shqipëri.
I riu është identifikuar si Ardit Saramati.
Gjatë kontrolleve të kryera në ‘Benz-in’ që po lëvizte i riu blutë gjetën gjithashtu edhe një municion luftarak.
Arma e zjarrit, municioni luftarak dhe automjeti u sekuestruan si provë materiale.
“Shërbimet e Policisë Kufitare në M
orinë, në vijim të kontrolleve për goditjen e krimeve ndërkufitare, bazuar në analizën e riskut dhe në kontrollet me përzgjedhje, në hyrje të RSH-së, kanë kaluar në vijën e dytë, për kontroll më të detajuar, automjetin tip “Benz”, me drejtues shtetasin A. S.


