Po transportonte 16 kg kanabis drejt Greqisë, arrestohet 46-vjeçari në Korçë , në kërkim bashkëpunëtori i tij

Aktualitet

Po transportonte 16 kg kanabis drejt Greqisë, arrestohet 46-vjeçari

Goditet e veprimtaria kriminale në fushën e narkotikëve, duke çuar në arrestimin e një 46-vjeçari dhe shpalljen në kërkim të një bashkëpunëtori.

Gjatë operacionit, policia ndaloi automjetin që drejtohej nga shtetasi Julian Belortaja, 46 vjeç, në fshatin Vishocicë, Devoll.

Pas kontrollit, u gjet një çantë sportive që përmbante 15 pako të mbështjella me natriban, me peshë totale 16 kilogramë, lëndë narkotike kanabis sativa. Lënda narkotike dyshohet të ishte e destinuar për t’u trafikuar drejt Greqisë.

46-vjeçari u arrestua në flagrancë, ndërsa bashkëpunëtori i tij, shtetasi Danjel Mete, 37 vjeç, është shpallur në kërkim. Policia po vijon punën për kapjen e tij dhe për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë aktivitet kriminal.

Në kuadër të operacionit, janë sekuestruar gjithashtu automjeti dhe një celular i përdorur nga të dyshuarit. Hetimet po vazhdojnë nën drejtimin e Prokurorisë për të zbardhur plotësisht këtë veprimtari kriminale.

Materialet e procedurës janë referuar në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Korçës, për veprime të mëtejshme.

 

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion