‘Me një plumb humbën dy jetë’, vrau të dashurën në Greqi, lihet në burg shqiptari Gentian Mino

Aktualitet

‘Me një plumb humbën dy jetë’, vrau të

Gentian Mino, 39-vjeçari shqiptar që vrau me plumb në kokë të dashurën e tij rumune është lënë në burg. Ai doli sot para gjykatës greke, ndërsa sipas mediave greke mësohet se ai është shfaqur i penduar. Ai ka deklaruar se “Me një plumb humbën dy jetë, ajo e Ninës dhe e imja”.

Gentian Mino autori i vrasjes ka pretenduar se arma në drejtim të bashkëshortes është shkrepur gabimisht.

Ai ka thën se ishte një aksident tragjik dhe se ai nuk kishte ndërmend të vriste partneren e tij, të cilën e donte shumë. Gjatë kërkimit të faljes, 39-vjeçari ka qarë gjatë gjithë kohës, ka thënë se e do shumë partneren e tij, ndërsa siç ka treguar ai dëshiron të kthehet në kohë dhe asgjë nga këto nuk kishte ndodhur.

Ai u shfaq i shkatërruar nga vdekja e partneres së tij, me të cilën pretendon se do të martohej dhe shprehu pendimin për posedimin e armës fatale. Madje ai ka deklaruar se gruas nuk i pëlqente mbajtja e një arme në shtëpi, por atij i dukej qesharake se ajo kishte frikë.

Shqiptari ka thënë se ditën që ka kryer krimin kanë qenë ulur të dy në tapetin e dhomës së ndenjes përballë tavolinës, duke pirë e duke biseduar. Pasi ai ka vrarë partneren ka njoftuar menjëherë policinë dhe ambulancën. Në dëshminë e dhënë në polici ka treguar se me Ninën ishin shumë të dashuruar ndryshe nga sa kanë dëshmuar fqinjët se ai abuzonte dhe e dhunonte.

Avokatja e të akuzuarit Efi Somara thotë se ai është penduar për blerjen e armës dhe i shkatërruar për vdekjen e Ninës.

“Ky njeri në asnjë mënyrë nuk kishte qëllim vrasjeje, ai është i shkatërruar dhe po përjeton ndjenja të thella pikëllimi dhe dhimbjeje pasi plumbi fatal goditi partneren e tij të jetës me të cilën synonte të martohej. Sikur ta kthente kohën pas, sikur të mos e kishte blerë kurrë, siç thotë ai, atë armë. Ai është penduar dhe i kërkon falje familjes së viktimës”, tha avokatja e tij  Efi Somara.
Në krah të tij në gjykatë ishin nëna dhe vëllai i tij. Madje, nëna e 39-vjeçarit ka thënë në gjykatë se edhe ajo e donte 29-vjeçaren si vajzën e saj.

“Po luanim me armën”, vrau partneren në gjendje të dehur, del para gjykatës shqiptari Gentian Mino

‘Me një plumb humbën dy jetë’, vrau të

Gentian Mino, 39-vjeçari shqiptar, i cili akuzohet për vrasjen e partneres së tij rumune  do të dalë sot para Gjykatës në Heraklion.

Krimi që tronditi zonën e Kaminisë ndodhi herët në mëngjesin e së premtes kur 39-vjeçari, pasi kishte konsumuar një sasi të madhe alkooli, filloi të debatonte fort me 29-vjeçaren.

Më herët ai ka pretenduar se nuk ka pasur qëllim ta vrasë partneren 29-vjeçare dhe se ishin duke luajtur me armën.

Telefonata në EKAV

Pas aktit të tij, ai ka telefonuar EKAB-in duke thënë se çfarë ka ndodhur dhe ka kërkuar që menjëherë të shkojë në shtëpi një ambulancë.

EKAB ka njoftuar drejtpërdrejt policinë e cila ka shkuar në vendngjarje.

Sapo ekipet e shpëtimit kanë mbërritur në shtëpi kanë konstatuar se gruaja tashmë kishte dhënë frymën e fundit, ndërsa në vendngjarje është thirrur edhe mjeku ligjor.

Ai nuk i rezistoi autoriteteve

Policia e mbërritur në shtëpi ka parë 29-vjeçaren të shtrirë e pajetë në tokë dhe mbi të 39-vjeçarin.

Sipas informacioneve të cretapost, 39-vjeçari nuk ka bërë asnjë rezistencë përpara policisë, por është dorëzuar teksa ka rrëfyer aktin e tij.

Ai është arrestuar dhe dërguar në komisariatin e Heraklion.

Grindje të shpeshta në çift

Sherret e çiftit duket se kanë qenë të shpeshta, sipas banorëve të zonës.

Nuk dihen ende arsyet pse ata janë përleshur, ashtu siç autoritetet ende nuk e dinë se për çfarë nisi debate me fundin tragjik.

Sipas informacioneve të cretapost, 39-vjeçari ishte i njohur për autoritetet për trazira të ndryshme në grup, por asnjëherë nuk ishte denoncuar për dhunë në familje.

ME TE LEXUARAT