“Kam probleme me zemrën”, Erzen Breçani në spital, do t’i nështrohet ekspertizës mjekësore

Aktualitet

“Kam probleme me zemrën”, Erzen Breçani në spital,

Gjykata ka pranuar kërkesën e avokatëve të Erzen Breçanit për të kryer ekspertizë mjekësore, pasi prentedojnë se ka probleme me zemrën dhe qëndrimi në qelinë e paraburgimit i rrezikon jetën.

Seanca e radhës u shty për ditën e premte, ku do paraqiten dy mjekët që do kryejnë akt ekspertimin.

Avokatët e Breçanit kërkojnë ndryshim të masës së sigurisë për shkak të gjendjes shendetësore.

Ndërkohë vetë Breçani prej disa ditësh ndodhet i shtruar në spitalin e burgut.

Vuan nga klaustrofobia, Erzen Breçani transportohet në Spitalin e Burgut“Kam probleme me zemrën”, Erzen Breçani në spital,

Ish-nën drejtori i Policisë së Tiranës, Erzen Breçani, është transportuar nga paraburgimi, në ambientet e spitalit të Burgut.

Mësohet se Breçani vuan nga klaustrofobia, frika nga vendet e mbyllura, një fakt që e ka deklaruar më herët.

Brecani akuzohet si pjese e nje grupi kriminal ku bente pjese edhe djali i tij Eralbi Brecani dhe Ervin Mata, personazh i njohur ne Tirane per akuzat e trafikut te droges dhe perplasjet me Ervis Martinajn.

Grupi kriminal me 11 anetare, sipas SPAK trafikonte kokaine nga Brazili ne vendet e BE nderkohe qe hetimi ndaj tyre u bazua ne zbardhjen e mesazheve nga Enchrochat.

Erzen Brecani sipas prokurorise i ka kerkuar para djalit te tij Eralbit nga fitimet e aktivitetit kriminal per ndertimin e hidrocentraleve.

ME TE LEXUARAT