Tre aksidente në punë brenda 24 orëve, një i vdekur dhe dy të lënduar

Aktualitet

Tre aksidente në punë brenda 24 orëve, një i vdekur dhe dy

Gjatë ditëve 19-20 gusht, në vendin tonë u shënuan tre aksidente në punë. Një mekanik 68-vjeçar, Azem Picari, humbi jetën në Bulqizë gjatë punës në kantierin e ndërtimit të kanalit për ujëmbledhësin e Bllacës.

Policia vendosi nën hetim drejtuesin teknik të kantierit, Arjan Hoxha, 70 vjeç, për “shkelje të rregullave të mbrojtjes në punë”.

Në Tiranë, dy punëtorë të tjerë u plagosën në dy kantiere ndërtimi të ndryshme. Njëri 43-vjeçar ra nga lartësia dhe po merr ndihmë mjekësore në spital, ndërsa tjetri 46-vjeçar mbeti i dëmtuar gjatë punës.

Policia ka nisur hetimet ndaj administratorit të një prej firmave dhe përgjegjësit të sigurisë së kantierit për rastet përkatëse.

Raporti vjetor i Inspektoratit Shtetëror të Punës për vitin 2024 regjistroi gjithsej 177 aksidente pune, nga të cilat 33 ishin fatale.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion