Vdiq pas një aksidenti tragjik në Fier, postimi prekës i 38-vjeçarit për pasionin ndaj motorëve: Të dua, por më premto që s’do më vrasësh!

Aktualitet

Vdiq pas një aksidenti tragjik në Fier, postimi prekës i

Gazment Gropa, 38 vjeç, ndërroi jetë më 19 gusht në aksin rrugor Fier-Patos pas një aksidenti rrugor. Ai ishte i apasionuar pas motorëve, dhe një postim i bërë katër vite më parë në rrjetet sociale duket tani si një paralajmërim i heshtur për rrezikun që ai përbënte: “Të dua, por më shiko në sy dhe më premto. Nuk do të më vrasësh kurrë!”, i drejtuar motorit.

Vdiq pas një aksidenti tragjik në Fier, postimi prekës i

Në aksident mbeti i lënduar edhe drejtuesi i automjetit dhe pasagjerja e tij, ndërsa 38-vjeçari u dërgua me urgjencë në spital, por nuk mundi të mbijetonte. Mesazhi dhe pasioni i tij për motorët e bëjnë ngjarjen edhe më të trishtë për familjen dhe komunitetin.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion