Po kalonte në vijat e bardha, makina përplas kalimtaren në Tiranë, ndodhet në gjendje të rëndë

Aktualitet

Po kalonte në vijat e bardha, makina përplas kalimtaren në

Një kalimtare është aksidentuar sot në rrugën “Muhamet Gjollesha” në Tiranë teksa po kalonte në vijat e bardha.

Nga detajet që dihen deri më tani, bëhet me dije se kalimtarja është plagosur rëndë dhe mori ndihmën e parë nga qytetarët që rastisën në vendngjarje.

Ndërkohë drejtuesi i automjetit nuk është larguar nga vendi i ngjarjes dhe më pas është është shoqëruar për në polici.

Tiranë/Informacion paraprak

Rreth orës 11:55, tek "21 Dhjetori", mjeti me drejtues shtetasin D. M., ka aksidentuar këmbësoren shtetasen B. M., 22 vjeçe, e cila ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

Po kalonte në vijat e bardha, makina përplas kalimtaren në

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion