Të shtëna me armë jashtë një lokali në Tropojë, plagosen 2 persona (Detaje)

Aktualitet

Të shtëna me armë jashtë një lokali në

Plagosi me armë zjarri 2 shtetas (njëri prej tyre kalimtar), pas një konflikti për motive të dobëta, identifikohet dhe shpallet në kërkim autori i dyshuar.

Shërbimet e Policisë kanë ngritur pika të shumta kontrolli për kapjen e tij.

Rreth orës 20:10, në Bajram Curri, në oborrin e një lokali, dyshohet se pas një konflikti për motive të dobëta, shtetasi B. S., 49 vjeç, ka plagosur me armë zjarri pistoletë, në këmbë, shtetasin A. B.


Si pasojë e të shtënave, është plagosur në këmbë dhe është jashtë rrezikut për jetën, edhe një kalimtar i rastit, shtetasi G. B.

Shërbimet e Policisë janë vënë në ndjekje të autorit, është rrethuar zona, si dhe vijojnë kontrollet në zonë dhe në ambiente të ndryshme, për të bërë të mundur kapjen e tij.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe ka sekuestruar kamerat e sigurisë dhe çdo provë tjetër që do t’i shërbejë dokumentimit të plotë të ngjarjes.

Vijon puna për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarjeje.

Ngjarja bëhet me dije se ka ndodhur në qendër në Bajram Curr. Policia ndodhet në vendin e ngjarjes.

 

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion