Plas sherri në një lokal në Elbasan, i riu i dehur sulmon tre vëllezër

Aktualitet

Plas sherri në një lokal në Elbasan, i riu i dehur sulmon tre

Një 28-vjeçar me inicialet O.S. është arrestuar në Elbasan, pasi duke qenë në gjendje të dehur, në ambientet e lokalit, është konfliktuar fizikisht, për motive të dobëta, me shtetasit I. M., A. M. dhe B. M. (vëllezër), si dhe ka thyer xhamin e derës së këtij lokali.

Gjithashtu, në vijim të veprimeve procedurale për këtë rast, u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për 3 shtetasit e tjerë të përfshirë në konflikt, I. M., 31 vjeç, A. M., 22 vjeç dhe B. M., 33 vjeç, banues në Elbasan.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme. 

 

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion