Plagosje me thikë në Kavajë, 28-vjeçari drejt spitalit

Aktualitet

Plagosje me thikë në Kavajë, 28-vjeçari drejt spitalit

Një plagosje me thikë është regjistruar mbrëmjen e sotme orës 20:00, në lagjen nr. 3 të Kavajës.

Autori është identifikuar si 34-vjeçari me iniciale J. K.

Ky i fundit është konfliktuar dhe ka goditur me thikë 28-vjeçari L. Sh., i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

Shërbimet e Policisë identifikuan, kapën dhe shoqëruan në Komisariat autorin e dyshuar.

Ndërkohë, grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarjeje

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion