"Nuk kemi fjetur për tetë ditë", flet me lot në sy babai i Lorenzos i cili humbi jetën tragjikisht

Aktualitet

"Nuk kemi fjetur për tetë ditë", flet me lot në sy

Ka folur për mediet italiane babai i Lorenzo Pjetrushit, 18-vjeçarit shqiptar, i cili humbi jetën tragjikisht në Itali.

18-vjeçari ishte duke realizuar një sfidë në rrjetet sociale dhe kishte hipur mbi kofanon e makinës së shokut. Por diçka shkoi keq, Lorenzo humbi ekuilibrin dhe u rrëzua në asfalt.

Ai mori dëmtime të rënda në kokë dhe pas 8 ditësh në spital, humbi betejën për jetën.

“Lorenzo ishte shumë i mirë, si shumë të rinj të moshës së tij. I pëlqente të luante dhe të jetonte jetën. Atë mbrëmje të së shtunës e kisha çuar në një festë ditëlindjeje në Cimadolmo, mes miqsh, e cila u mbajt rreth orës 22:00.

Pastaj nuk e di se çfarë ka ndodhur. Ndoshta më pas ka dalë me kushëririn tjetër të tretë”, thotë babai Agron në Tribuna di Treviso.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion