Fier/ Përfshihet nga flakët makina në lëvizje

Aktualitet

Fier/ Përfshihet nga flakët makina në lëvizje

Një makinë ka marrë flakë në lëvizje mbrëmjen e sotme, në aksin që lidh qytetin e Fierit me autostradën Fier-Tiranë.

Sipas burimeve, dyshohet se drejtuesi i automjetit tip “Mercedes Benz” ka ndaluar makinën dhe ka njoftuar shërbimin zjarrfikës, i cili më pas ka bërë të mundur shuarjen e flakëve.

Nga zjarri ka vetëm dëme materiale, ndërkohë që Policia ka mbërritur në vendngjarje. Në një njoftim paraprak, blutë bënë me dije se makina dyshohet se ka marrë flakë “për shkaqe aksidentale”.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion