Plagosje me thikë në Durrës/ 40-vjeçari sulmon bashkëshorten e tij, autori ende në kërkim

Aktualitet

Plagosje me thikë në Durrës/ 40-vjeçari sulmon

Rreth orëve të para të mëngjesit, në lagjen nr. 16/1, Durrës, dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta, në banesë, shtetasi Xh. K., 40 vjeç, ka plagosur me mjet prerës (thikë), bashkëshorten e tij, shtetasen E. K., 32 vjeçe.

32-vjeçarja është transportuar në spital dhe është në kujdesin e mjekëve.

Shërbimet e Policisë kanë shpallur në kërkim autorin e dyshuar, shtetasin Xh. K., dhe po kryejnë kontrolle intensive për kapjen e tij.

Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

 

 

ME TE LEXUARAT