Plagosja e policit, flasin familjarët e përfshirë në konflikt: Erdhën me kaçavidë, do ishim vrarë

Aktualitet

Plagosja e policit, flasin familjarët e përfshirë në

Mësohen detaje të reja në lidhje ngjarjen që tronditi Beratin mbrëmjen e sotme ku u plagos me armë zjarri një efektiv policie.

Polici u plagos në detyrë teksa kishte shkuar për të shuar një konflikt mes familjeve Mema dhe Marini në lagjen ‘Dëshmorët e Kombit’ në ambientet e një marketi.

Në një prononcim për FaxNews kunati i personit të përfshirë në konflikt nga familja Mema u shpreh se ishte pikërisht i afërmi i tij ai cili njoftoi policinë, pasi tre vëllezërit Mema kishin shkuar në marketin ku punonte dhe kishin goditur me grusht atë dhe i kishin çarë kokën me gurë bashkëshortes.

Kunati shprehet se most ë kishte ardhur policia do ishin vrarë. Tre vëllezërit Marini u shoqëruan në komisariat.

“Kishin ardhur këtu brenda dhe kishin goditur me grusht kunatin, dhe e kishte çarë në qafë, kunata u ça në kokë me gurë. Ne jemi me mbiemër Mema. Sherri ishte me familjen Marini. Kunati njoftoi policinë dhe u fut brenda, pse do vritej me ata. Kunata 33-vjeç u godit me gurë. Mos të kishte ardhur policia do ishin vrarë. Erdhën që andej me kaçavidë dhe hyrën në dyqan”, tha Marini.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion