Plagosi punonjësin me çekiç dhe grabiti karburantin, arrestohet shqiptari në Greqi

Aktualitet

Plagosi punonjësin me çekiç dhe grabiti karburantin,

Një i ri shqiptar është arrestuar në Greqi, ka hyrë në ambientet e një karburanti në orët e para të së martës, në Agios Anargyros.

Sipas burime policore, një 28-vjeçar shqiptar ka hyrë me çekiç në pikën e karburantit duke e goditur dhe plagosur punonjësin. Ai rrëmbeu paratë që gjeti dhe u largua me shpejtësi.

Efektivët e policisë greke kanë arritur menjëherë në vendngjarje dhe pas kontrolleve kanë arritur të lokalizojnë dhe arrestojë autorin. 

 

 

ME TE LEXUARAT