Plagosi me thikë adoleshentin, arrestohet 19-vjeçari në Korçë, policia del me njoftimin zyrtar

Aktualitet

Plagosi me thikë adoleshentin, arrestohet 19-vjeçari në

Policia e Korçës ka dhënë një informacion  zyrtar në lidhje me plagosjen e mbrëmjes së djeshme në fshatin Bulgarec të Korçës.

Autori i kësaj ngjarje, A. M. 19 vjeç është arrestuar në flagrancë.

Sa i përket të plagosurit, policia bën me dije se 16-vjeçari ndodhet në spitalin e Korçës jashtë rrezikut për jetën.

Efektivët sekuestruan në cilësinë e provës materiale mjetin prerës m të cilin ndodhi plagosja dhe celulari i autorit.

“Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve ndaj Personit, të DVP Korçë, arrestuan në flagrancë shtetasin A. M., 19 vjeç, banues në fshatin Bulgarec, Korçë, pasi mbrëmjen e djeshme, në fshatin Bulgarec, në rrugë, dyshohet se ka goditur me thikë, një 16-vjeçar, banues në fshatin Bulgarec, për motive të dobëta. I dëmtuari po merr mjekim në spitalin e Korçës dhe është  jashtë rrezikut për jetën. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan mjeti prerës (thikë) dhe celulari i të arrestuarit”, njofton policia.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion