Plagoset me thikë 42-vjeçari në Berat, policia në kërkim të autorit

Aktualitet

Plagoset me thikë 42-vjeçari në Berat, policia në

Një 42-vjeçar është plagosur me thikë sot pasdite, rreth orës 18:15, në Berat. Mësohet se shtetasi G.K ka marrë goditjen në trup pas një konflikti me motive të dobëta me shtetasin G.D, në lagjen "Jani Vruho".

Berat/Informacion paraprak

Sot rreth orës 18:15, në lagjen “Jani Vruho”, Berat, pas një konflikti për motive të dobëta shtetasi G.D., ka goditur me mjet mprerës shtetasin G.K., 42 vjeç, i cili ndodhet në Spitalin Rajonal Berat, jashtë rrezikut për jetën.

Shërbimet e policisë po krehin zonën për kapjen e autorit.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen dhe rrethanave të ngjarjes.

 

ME TE LEXUARAT