Personi i armatosur përplas disa makina në Sauk, arrestohet pasi goditi policin që po e ndiqte

Aktualitet

Personi i armatosur përplas disa makina në Sauk, arrestohet pasi

Një person i armatosur përplas disa makina pranë Saukut, në gjendje të rëndë një efektiv policie.

Ngjarja e rende ka ndodhur ne Tirane ndersa autori eshte identifikuar si Imer Krrashi.

Sipas njoftimeve te deritanishme behet fjale per nje person qe po ndiqej nga reparti Shqiponja.

Gjate ndjekjes, ai ka perplasur disa automjete perfshire edhe nje efektiv policie qe ndodhet ne gjendje te rende ne spital.

Autori i dyshuar eshte arrestuar ndersa paraprakisht policia raporton se i ka gjetur edhe arme. 

Tiranë/Informacion paraprak

Rreth orës 12:30, tek Liqeni i Thatë, Forca e Posaçme “Shqiponja” i kanë bërë shenjë ndalimi automjetit me drejtues shtetasin I. K. (Imer Krrashi), 31 vjeç, pasi kishin marrë informacion se 31-vjeçari qarkullonte me armë zjarri.

Pas ndalimit, në momentin që shërbimet e Policisë i kanë bërë të ditur se ndaj tij dhe automjetit do ushtrohej kontroll, 31-vjeçari ka vijuar lëvizjen me shpejtësi duke perplasur disa automjete dhe 1 motomjet.

Si pasojë është dëmtuar drejtuesi dhe pasagjeri në motomjet, të cilët ndodhen në spital.

Pas një ndjekje intensive u bë ndalimi i automjetit. Gjatë kontrollit të automjetit i është gjetur një armë zjarri pistoletë.

Infomacion më të detajuar do të jepet në përfundim të veprimeve proceduriale.

ME TE LEXUARAT