Përplasja në pallatin mbretëror, gjykata e Tiranës dënon Leka Zogun, pafajësi për Elia Zaharinë

Aktualitet

Përplasja në pallatin mbretëror, gjykata e Tiranës

Gjykata e Tiranës dënoi  me 21 janar 2025 Princ Leka Zogun me 1 vit burg lidhur me incidentin në pallatin mbretëror me Elia Zaharine dhe babain e saj, ngjarje e ndodhur në mars 2024.

Denimi i tij eshte konvertuar ne 16 muaj kohe prove.

Për shkak të gjykimit të shkurtuar dënimi zbriti në 8 muaj dhe u vendos pezullim në 16 muaj shërbim prove, për akuzën “Dhuna në familje”.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Gjyqtarja Migena Laska dënoi me 10 muaj Gjergj Zaharinë, babain e Elias, ku me gjykim të shkurtuar dënimi zbret në 6 muaj e 20 ditë.

Gjykata vendosi ta pezullojë dënimin në 1 vit e 40 ditë me kusht.

E njëjta gjyqtare shpalli pafajësi për Elia Zaharinë, pasi fakti per te cilin ajo akuzohej nuk përbën vepër penale.

Të tre personat të cilët u morën si të pandehur për “dhunë në familje”, u gjykuan me procedurën e gjykimit të shkurtuar.

Incidenti në familjen mbretërore u bë publik përmes një video në rrjet.

Ngjarja ndodhi brenda Pallatit Mbretëror në rrugën "Murat Toptani" pasditen e 5 marsit 2024.

Ndërkohë, më 25 prill Gjykata e Tiranës vendosi zgjidhjen e kurorës martesore mes Princ Lekës dhe aktores së njohur. Leka Zogu ka pranuar nga ana e tij, që vajza 3-vjeçare të lihet nën kujdesin e nënës, Elia, për t’u përgjigjur për kujdesin dhe edukimin e saj.

Perplasja mes paleve ndodhi pasi Leka Zogu shkoi per te takuar vajzen  nderkohe qe kishte muaj i ndare me Elia Zaharine. 

Ai ka muaj qe ka bere publike lidhjen me Blerta Celibashi pas divorcit zyrtar me Elia Zaharine.

ME TE LEXUARAT