Kanosi me thikë pronarin e një lokali dhe kundërshtoi efektivin, arrestohet 37-vjeçari në Mirditë

Aktualitet

Kanosi me thikë pronarin e një lokali dhe kundërshtoi efektivin,

Një 37-vjeçar është arrestuar nga policia e Mirditës, pasi ka kanosur me thikë pronarin e një lokali.

Blutë njoftojnë se 37-vjeçari Lendi (Madalen) Dini, ka kundërshtuar edhe efektivin i cili ka ndërhyrë për të qetësuar situatën.

Në momentin e kapjes, këtij shtetasi iu gjetën 2 thika, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Njoftimi:

Kanosi me mjet prerës (thikë), pronarin e një lokali, për motive të dobëta, dhe kundërshtoi punonjësit e Policisë që ndërhynë për parandalimin e përshkallëzimit të situatës, kapet dhe vihet në pranga 37-vjeçari.

Sekuestrohen 2 mjete prerëse (thika), që iu gjetën 37-vjeçarit, gjatë kontrollit fizik.

Shërbimet e Policisë, menjëherë pas marrjes së njoftimit se në një lokal, në Rubik, një shtetas kishte kanosur me mjet prerës (thikë), pronarin e lokalit, kanë shkuar në këtë adresë, për të parandaluar përshkallëzimin e situatës. Gjatë ndërhyrjes së shërbimeve të Policisë, shtetasi L. D., në gjendje të dehur, i ka kundërshtuar ata me forcë, ka goditur me grusht njërin prej tyre dhe është larguar me vrap.

Pas kontrolleve, u bë e mundur kapja dhe arrestimi i shtetasit L. D., 37 vjeç, banues në Rubik, Mirditë. Në momentin e kapjes, këtij shtetasi iu gjetën 2 thika, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprat penale “Kanosja”, “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja e armëve të ftohta”, “Goditja për shkak të detyrës” dhe “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion