Përplasja me armë në Mamurras, autorët nuk iu bindën urdhrit për të ndaluar, si nisi konflikti me policët
Lajmifundit
/
13 Prill 2021, 15:52
Aktualitet

Të tjera detaje zbulohen për ngjarjen e ndodhur sot në Mamurras, ku mbetën të plagosur dy efektivë policie dhe një qytetarë.
Mësohet se efektivët e policisë kanë qenë në patrullim në qendër të qytetit dhe kanë kërkuar që të ndalojnë mjetin e autorëve.
Këta të fundit nuk i janë bindur urdhrit për kontroll dhe kane pasur konflikt verbal ku më pas edhe kanë qëlluar, duke lënë për pasojë të plagosur 2 policët dhe një qytetar. Sipas të dhënave autoret janë identifikuar, por emrat nuk bëhen ende të ditur.

