Përplasi me makinë nënën me fëmijët e mitur, AMP pezullon nga detyra punonjësin e Policisë

Aktualitet

Përplasi me makinë nënën me fëmijët e mitur, AMP

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore në rajonin Shkodër-Lezhë ka arrestuar në flagrancë punonjësin e policisë I.D., shef i Logjistikës pranë DVKM Kukës, i dyshuar për drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor.

Ngjarja ndodhi mbrëmjen e djeshme rreth orës 20:00, në aksin rrugor Milot – Morinë, ku I.D. u përfshi në një aksident me pasagjerë të tjerë. Si pasojë, u dëmtuan shtetasja XH.H. dhe dy fëmijë të mitur, të cilët aktualisht ndodhen në Spitalin e Traumës, por jashtë rrezikut për jetën.

Testi i alkoolit ka rezultuar pozitiv, me nivele prej 1.00 mg/l dhe 0.98 mg/l.

“Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Shkodër – Lezhë) ka arrestuar në flagrancë punonjësin e policisë  I.D., me detyrë Shef i Logjistikës pranë DVKM Kukës, i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Drejtim i automjetit në gjendje të dehur” dhe “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, parashikuar në nenet 290/1 dhe 291 të Kodit Penal.

Arrestimi i tij u krye pasi mbrëmjen e djeshme rreth orës 20:00, duke drejtuar mjetin e tij në aksin rrugor Milot – Morinë, është përfshirë në një aksident, ku si pasojë janë dëmtuar pasagjerët e automjetit tjetër, shtetasja XH.H., dhe fëmijët e mitur  shtetasit Z.B., dhe S.B., të cilët ndodhen në Spitalin e Traumës, jashtë rrezikut për jetën.

Pas verifikimit me testin matës të alkoolit ka rezultuar pozitiv në masën 1.00 mg/l dhe 0.98 mg/l.

Materialet proceduriale u referuan në Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiskionit të Përgjithshëm Lezhë“, thuhet në njoftimin e policisë.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion