Caktohet gjyqtarja e seancës paraprake për Erion Veliajn, Ajola Xoxën dhe biznesmenët

Aktualitet

Caktohet gjyqtarja e seancës paraprake për Erion Veliajn, Ajola

Etleva Deda është caktuar gjyqtare e seancës paraprake për ish-Kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliajn.

Ditën e djeshme Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka përfunduar hetimet paraprake dhe ka dërguar për gjykim në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë procedimin penal në ngarkim të ish-kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, bashkëshortes së tij Ajola Xoxa, 7 biznesmenët dhe 8 persona të tjerë të përfshirë.

Në njoftimin zyrtar të SPAK, renditen 13 akuza për kryebashkiakun Veliaj dhe 12 për bashkëshorten  tij, Ajola Xoxa. Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, përballet me 13 akuza të rënda penale, të cilat lidhen kryesisht me korrupsion pasiv, pastrim parash, shpërdorim detyre dhe falsifikim të pasurisë. Rezultojnë 9 akuza për korrupsion pasiv në bashkëpunim, në lidhje me përfitime të paligjshme nga disa kompani dhe OJF, përfshirë: Agi Kons, Fusha shpk, Palushi shpk, Gerard-A, Kontakt shpk, Eventus (OJF) dhe Muza, BYL-A dhe Frobolous (OJF).

Nga hetimi penal janë grumbulluar të dhëna konkrete, të cilat provojnë përtej çdo dyshimi të arsyeshëm, se i pandehuri Erion Veliaj, në cilësinë e Kryetarit të Bashkisë Tiranë, me nënshkrimin e tij ka miratuar në çdo rast shpërndarjen e këtyre fondeve, të cilat më pas kanë përfunduar tek OJF-të e përmendura më sipër, shoqëritë me përgjegjësi të kufizuar, persona fizikë të kontrolluar nga bashkëshortja e tij, e pandehura Ajola Xoxa, si edhe individë të afërt me të.

Gjithashtu, këta të pandehur, për shkak  të funksionit që kryen shtetasi Erion Veliaj, kanë përfituar në mënyrë të parregullt  edhe pasuri të paluajtshme në vlerë të konsiderueshme nga subjekte tregtarë  (përmendur më sipër) që kanë marrë fonde publike dhe leje ndërtimi nga Bashkia Tiranë. Në të gjitha këto episode të pandehurit, në bashkëpunim me njëri tjetrin, kanë konsumuar elementët e veprës penale të parashikuar nga neni 260 i Kodit Penal.

Shoqëritë me përgjegjësi të kufizuar si edhe organizatat jofitimprurëse të lartpërmendura, duke dhënë përfitime të parregullta për shkak të detyrës që kryen i pandehuri Erion Veliaj, kanë konsumuar elementët e parashikuar nga neni 245 i Kodit Penal.

Nga provat e administruara ka rezultuar gjithashtu e provuar se këta të pandehur, me veprimet e tyre të kundërligjshme, të kryera në bashkëpunim me OJF-të e përmendura dhe persona të tjerë, më shumë se një herë, kanë integruar në sistemin bankar shuma monetare të siguruara si përfitime të parregullta, për shkak të funksionit të kryetarit të Bashkisë Tiranë.

Depozitimi i këtyre shumave duke fshehur ose mbuluar natyrën e vërtetë të pasurive, në kushtet kur këto pasuri dihet se janë produkte të veprës penale sipas nenit 260 të Kodit Penal, ka bërë që të përmbushen plotësisht elementët e parashikuar në gërmat a) dhe b) të nenit 287 të Kodit Penal, kryer në bashkëpunim dhe më shumë se një herë, sipas paragrafit të dytë.

ME TE LEXUARAT