Përfundon faza e përzgjedhjes për kandidatët e BKH, më 9 gusht do i nënshtrohen testit të poligrafit

Është mbyllur faza e intervistës dhe përzgjedhjes së kandidatëve për Byronë Kombëtare të Hetimit. Kandidatët e kualifikuar, pritet që ti nënshtrohen testit të poligrafit, që sipas njoftimit zyrtar, do fillojë me 9 gusht. Njoftimi zyrtar ka publikuar edhe kushtet që kandidatët e kualifikuar duhet të plotësojnë.
“Deklaratën për Kontrollin e Figurës, Aneksi A, Shtojca B, Shtojca C, parashikuar në Ligjin nr.95/2016 “Për organizimin dhe funksionimin e institucioneve për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar”.
Deklaratë n e pasurisë dhe interesave private e kandidatit për pozicione të ndryshme në institucionet e sistemit të drejtësisë. Mbi mënyrën e plotësimit të deklaratave të pasurisë mund të informoheni në linkun me udhëzimet e dhëna nga ëeb i ILDKPI, si më poshtë:
Deklarata për Kontrollin e Figurës dhe Deklarata e pasurisë, të plotësuar, do të dërgohen të skanuara, me e-mail, në adresën [email protected], jo më vonë se data, 06.09.2021.
Faza e Intervistës u zhvillua nën vëzhgimin dhe monitorimin e Komisionit Ndërkombëtar të Ekspertëve, të caktuar nga misionet e Qeverisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimit Europian në Shqipëri”, shkruhet në njoftim.


