PD ankimon në Gjykatën Kushtetuese zgjedhjen e Endri Shabanit si Avokat i Popullit

Aktualitet

PD ankimon në Gjykatën Kushtetuese zgjedhjen e Endri Shabanit si

Partia Demokratike ankimoi në Gjykatën Kushtetuese vendimin për zgjedhjen e Avokatit të Popullit.

PD pretendon se zgjedhja e Endri Shabanit është në shkelje të kushtetutës dhe rregullores së kuvendit.

Ajo kërkon shfuqizimin e votimit në kuvend për zgjedhjen e Avokatit të Popullit.

Po ashtu, PD kërkon pezullim të ushtrimit të detyrës nga Endri Shabani deri sa Gjykata Kushtetuese të shprehet.

Pavarësisht kundërshtimeve të opozitës, Endri Shabani u zgjodh Avokat i Popullit me 85 vota pro në Kuvend, në një seancë plenare që u bojkotua nga opozita.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion