“Pashë babin të godiste mamin me thikë”, zbardhet dëshmia e njërit prej fëmijëve të 36-vjeçares

Aktualitet

“Pashë babin të godiste mamin me thikë”, zbardhet

Një ngjarje e rëndë familjare ka ndodhur në Volos të Greqisë, ku një shtetas shqiptar, 40 vjeç, goditi me thikë për vdekje gruan e tij 36-vjeçare. Viktima pësoi lëndime në qafë dhe shpinë, ndërsa autori u largua nga vendngjarja dhe policia ka nisur kërkimin për kapjen e tij.

Katër fëmijët e çiftit, të moshës 5 deri në 18 vjeç, ishin dëshmitarë të tragjedisë. Vajza e madhe, 16-vjeçare, tregoi se prindërit kishin grindje të shpeshta dhe se babai ishte xheloz ndaj nënës së saj. Ajo përshkroi se mëngjesin e ngjarjes, ndërsa familja ishte në shtëpi, shpërtheu një tjetër konflikt dhe babai rrëmbeu thikën, duke e goditur gruan.

“E pashë babin duke e therur mamin me thikë,” deklaroi një nga fëmijët e saj për policinë, duke rrëfyer momentet e tmerrshme që panë.

Autori, me profesion ndërtues, u largua me vrap nga pallati, duke u zhvendosur në rrugën Gladstonos. Sipas mediave vendase, nuk ka pasur histori të dhunës në familje, megjithatë ai kishte probleme të mëparshme me përdorimin e drogës dhe kishte tentuar vetëvrasjen në qershor.

Policia greke vijon operacionin për gjetjen dhe arrestimin e autorit të krimit.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion