“E kisha për përdorim personal kokainën”/ Dëshmia e Marina Farës në polici

Aktualitet

“E kisha për përdorim personal kokainën”/

Policia e Tiranës ka vënë në pranga vajzën e këngëtares së njohur Eli Fara, Marina Fara, e cila u kap me disa gramë kokainë në Vorë. Në dokumente, ajo figuron si Roxhensa Kapurani, 39 vjeçe, dhe gjatë kontrollit iu gjetën 4.4 gramë kokainë të fshehur në portofol.

Para uniformave blu, Marina Fara deklaroi se lënda narkotike ishte për përdorim personal.

Kjo nuk është hera e parë që vajza e këngëtares përfshihet në skena kriminale. Pesë vite më parë, Marina Fara ishte e përfshirë në përgjimet e policisë gjatë operacionit “Mezhgorani”, ku u arrestuan mbi 30 persona.

Në atë rast, dyshohej se ajo kishte ndihmuar dy të dyshuar për trafik të lëndëve narkotike të arratiseshin. Marina, së bashku me mikeshën e saj, ishte dërguar për t’i marrë dy djemtë e përfshirë, ndërsa policia kishte ushtruar kontroll në banesën e saj.

Operacioni “Mezhgorani” kishte çuar në arrestimin e mbi 30 personave me akuza për “Prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike”, “Falsifikim dokumentesh” dhe “Armëmbajtje pa leje”.

Policia vijon hetimet dhe po dokumenton plotësisht rrethanat e ngjarjes.

ME TE LEXUARAT