Goditi me sende të forta 64-vjeçarin, shpallet në kërkim i riu në Velipojë

Aktualitet

Goditi me sende të forta 64-vjeçarin, shpallet në kërkim i

Një 21-vjeçar është shpallur në kërkim nga policia pas një konflikti në fshatin Pulaj-Plazh, Velipojë, ku goditi me sende të forta një 64-vjeçar.

Ngjarja ndodhi rreth orës 12:30, ndërsa policia bën me dije se viktima nuk ka rrezik për jetën. Forcat e rendit po vijojnë hetimet për kapjen e autorit dhe zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

“Rreth orës 12:30, në fshatin “Pulaj-Plazh”, shtetasi V. L., 21 vjeç, dyshohet se, për motive të dobëta, ka dëmtuar me sende të forta shtetasin P. L., 64 vjeç, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Shërbimet e Policisë vijojnë kontrollet për kapjen e autorit të dyshuar. Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po vijon punën për dokumentimin e plotë ligjor të rastit.”, njofton policia.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion