Ilir Meta mbetet në qeli, GJKKO zbardh arsyet e rrëzimit të kërkesës për lehtësim të masës së sigurisë

Politikë

Ilir Meta mbetet në qeli, GJKKO zbardh arsyet e rrëzimit të

Ilir Meta do të vazhdojë të qëndrojë në qeli, pavarësisht kërkesës së tij për lehtësim të masës së sigurisë. Kreu i Partisë Lëvizja Socialiste për Integrim mbahet në qeli që prej tetorit të kaluar, pas marrjes së tij në hetim nga SPAK për aferën CEZ-DIA dhe lobimin e LSI-së në SHBA.

Gjyqtari Erjon Çela, në arsyetimet e vendimit të GJKKO-së, shpjegon se ish-presidenti duhet të qëndrojë i ndaluar për shkak të rrezikut për të prishur prova dhe për të intimiduar dëshmitarët, çka bie ndesh me pretendimet e mbrojtjes. Vendimi sqaron arsyet pse kërkesa për lehtësimin e masës nuk u pranua.

“Gjykatat kanë vlerësuar se në rastin konkret evidentohet prania e rrethanave nga të cilat krijohet vlerësimi se ka rrezik eminent që liria e pakushtëzuar me masë sigurimi e kërkuesit (të pandehurit) Ilir Metaj mundet të helmojë provat apo mundet të riskojë gjetjen dhe fiksimin e gjendjes natyrore të tyre”, vlerëson gjyqtari Çela.

Në vendimin e zbardhur të GJKKO-së thuhet se “Meta për shkak të funksionit që ka aktualisht apo funksioneve që ka pasur në të kaluarën, mund të ushtrojë influencën e tij për të ndikuar në procesin e marrjes dhe vërtetësisë së provave të tjera, të ndryshme nga ato dokumentare, sikurse janë pyetja e personave që kanë dijeni për faktet objekt hetimi, duke qenë se ai po hetohet për disa vepra penale.”

Po ashtu, gjyqtari Çela ka vlerësuar se tashmë pozita e Metës përballë drejtësisë është rënduar dhe nuk është me nj ëperson në hetim, por është marrë zyrtarisht i pandehur.

“Në momentin e zhvillimit të këtij gjykimi, në krahasim me momentin e caktimit/zbatimit të masës së sigurimit personal "arrest në burg" pozita procedurale e kërkuesit është më e rënduar kjo pasi në sajë të provave që janë mbledhur gjatë hetimeve ai tashmë ka marrë cilësinë e të pandehurit duke iu komunikuar zyrtarisht dhe akuza në ngarkim të tij. Pra, në rastin konkret, për sa i përket akuzës, në momentin e zhvillimit të këtij gjykimi kemi një konsolidim të saj.

Më 4 gusht, SPAK i komunikoi zyrtarisht Ilir Metës mbylljen e hetimeve dhe kalimin e dosjes në gjykatë. Ish-presidenti akuzohet për korrupsion, pastrim parash dhe fshehje pasurie, për çështjet që kanë të bëjnë me dosjen e lobimit të LSI në SHBA dhe aferën CEZ-DIA. Ai u arrestua më 21 Tetor 2024 dhe që prej atij momenti qëndron në paraburgim me masë “arresti në burg”.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion