Pas tragjedisë ku humbi jetën shqiptari punëtorët e ndërtimit paralajmërojnë protesta

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Itali, ku si pasojë e shembjes së një pjese të ndërtesës së Amazon, ka humbur jetën një shtetas shqiptar dhe janë plagosur pesë të tjerë. Viktima është Flamur Alsela, 50 vjeç, i cili jetonte në Chiari në provincën e Brescia dhe punonte në ndërtimin e godinës kur një nga trarët u rrëzua duke i marrë jetën.
Si pasojë e kësaj ngjarje të rëndë punëtorët në këtë kantier kanë paralajmëruar se do të zhvillojnë një protestë të hënën më 3 maj, pasi siç shprehet një prej tyre “masakra në ndërtim vazhdon”.
“Ne nuk mund ta durojmë më këto ngjarje të vazhdueshme të aksidenteve në punë që shkaktojnë lëndime, invalidë dhe gjithnjë e më shumë vdekje.
Një ndërhyrje nga institucionet është e domosdoshme dhe shumë urgjente për të siguruar që rregullat e sigurisë që ekzistojnë dhe që mund të shpëtojnë shumë jetë njerëzish të respektohen në vendet e ndërtimit. Vigjilencë dhe shtypje kur konstatohet mosrespektimi i rregulloreve”, tha një punëtor ndërtimi


