Parcela me kanabis në Skrapar, arrestohet 31-vjeçari, nën hetim i vëllai. Asgjësohen 342 bimë

Aktualitet

Parcela me kanabis në Skrapar, arrestohet 31-vjeçari, nën hetim

Një 31-vjeçar është vënë në pranga pasi kultivonte bimë kanabisi në Skrapar, ndërsa vëllai i tij është nën hetim.

31-vjeçari L. Q., kishte hapur 100 gropa në zonë, për të kultivuar bimë të tjera. Në pamjet e siguruara gjatë periudhës hetimore, ky shtetas shfaqet duke u kujdesur vazhdimisht për bimët narkotike.

Policia ka asgjësuar 342 bimë cannabisi dhe janë sekuestruar fara dhe sasi të kësaj lënde, si dhe fishekë luftarak.

Procedohet penalisht vëllai i 31-vjeçarit, për bashkëposedim të sendeve të tjera të kundërligjshme.

“Si rezultat i kontrolleve dhe i një hetimi me metoda proaktive, kryer nga Komisariati i Policisë Skrapar, në bashkëpunimin me Drejtorinë Vendore të Policisë Berat dhe me Prokurorinë e Beratit, në vijim të punës për goditjen e rasteve të kultivimit të bimëve narkotike, u finalizua operacioni policor anticannabis, i koduar ‘Zoom in'”, thuhet në njoftimin e policisë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion