Shuhet zjarri masiv në Qafën e Llogarasë

Aktualitet

Shuhet zjarri masiv në Qafën e Llogarasë

Shuhet vatra e zjarrit në Qafën e Llogarasë, pas përpjekjeve të përbashkëta të forcave zjarrfikëse, Forcave të Armatosura, Administrata e Zonave të Mbrojtura, nën koordinimin e Agjencisë së Mbrojtjes Civile.

Sipas njoftimeve, mbi 40 efektivë të tjerë nga FA iu bashkuan aksionit në orët e para të mëngjesit dhe po bëjnë krehjen e zonës, për izolimin përfundimtar të vatrës.

“Një thirrje për të gjithë ata banorë, që me veprimet e tyre vënë në rrezik pasurinë kombëtare: Do të përballen më ligjin, i cili është i qartë dhe i rreptë për piromanët”, thuhet në njoftimin e ministrisë së Mbrojtjes.

Drejtori i Përgjithshëm i Zjarrfikëses Arben Cara, në një prononcim për media mbrëmjen e djeshme tregoi se vatra në Dhërmi u shua që dje, ndërsa në Llogora flakët ishin nën kontroll.

“Fatmirësisht vatrat e zjarrit në Llogora i kemi mbyllur në një kohë shumë të shpejtë, pasi vendosëm në lëvizje të gjitha strukturat, ndërhymë nga ajri me helikopterë dhe rreth 40 forca zjarrfikëse jemi vendosur në qafën e Llogarasë, pasi era po favorizon vatrat e zjarrit. Situata është nën kontroll dhe nuk rrezikohet Parku Kombëtar i Llogarasë”, tha drejtori,

Cara gjithashtu tregon se është një zjarrvënie e qëllimshme dhe se do vendosen para ligjit autorët e zjarrvënies në Llogara.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion