Ilir Beqaj me pranga para gjykatës, kërkesa e papritur e avokatëve shtyn seancën

Aktualitet

Ilir Beqaj me pranga para gjykatës, kërkesa e papritur e

Tirane - Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj doli sot pas gjyqtares Rudina Palloj, pak orë pasi prokurorja Elida Kaçkini kërkoi masë arrest me burg ndaj tij.

Seanca për verifikimin e kushteve të masës ka nisur në orën 09:30 në Gjykatën e Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

Gjyqi u shty pasi avokatet kerkuan kohe per tu njohur me dosjen nderkohe qe seanca e radhës do të zhvillohet në orën 12:30.

Ilir Beqaj, ish-ministër i Shëndetësisë dhe ish-drejtor i Përgjthshëm i SPAK u arrestua për abuzim me fondet e Bashkimit Europian.

I prangosur për korrupsion dhe mos deklarim të të ardhurave duke fshehur pronësinë e restorant Gzona, dhe të një automjeti, ish-funksionari Beqaj dyshohet se bashkëpunoi me koordinatorin e projektit Eusair Ermal Kurtulaj, (edhe ky nën arrest me burg), për prokurimet fiktive dhe në kundërshtim me kontratat e ndihmës së BE.

SPAK e akuzon Ilir Beqajn se ka investuar gati 21.411 euro dhe 4 milionë lekë, përmes blerjes së aseteve, dhe 34.783 euro i ka raportuar në formën e shpenzimeve, duke mos i deklaruar ato si hua ndaj shoqërisë. Interesat e tij në restorantin “Gzona”, prokurorja Elida Kackini thotë se ish-kreu i SPAK i ushtroi nëpërmjet Kurtulaj.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion