Parashikimi i motit për ditën e sotme, si do të luhaten temperaturat

Aktualitet

Parashikimi i motit për ditën e sotme, si do të luhaten

Dita e sotme pritet të karakterizohet nga mot i paqëndrueshëm në të gjithë territorin e vendit.

Sipas parashikimeve meteorologjike, reshjet e shiut do të jenë të dobëta deri lokalisht mesatare, ndërsa në qarkun Shkodër ato do të shoqërohen edhe me shtrëngata.

Në qarqet e tjera të vendit priten reshje të dobëta ose lokalisht të dobëta, me intensitet të ndryshëm gjatë ditës.

Sa i përket temperaturave, ato pritet të luhaten si më poshtë:

Në zonat bregdetare: nga 17 deri në 23°C

Në vendet e ulëta: nga 14 deri në 25°C

Në zonat malore: nga 10 deri në 18°C

Ndërkohë, era pritet të fryjë me intensitet mesatar deri të fortë, duke sjellë herë pas here rritje të ndjesisë së freskët, veçanërisht në zonat bregdetare dhe ato malore.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion