Parashikimi i motit për 05 gusht 2025 - Breshër, shtrëngata dhe reshje lokale

Aktualitet

Parashikimi i motit për 05 gusht 2025 - Breshër, shtrëngata dhe

E marta do të jetë nën ndikimin e kushteve atmosferike relativisht të paqëndrueshme. Fillimisht moti parashikohet me kthjellime, por gjatë ditës do të ketë shtim të vranësirave mesatare deri të dendura, kryesisht të theksuara në zonat kodrinore-malore të vendit.

Reshjet e shiut do të jenë me intensitet të ulët dhe karakter lokal në pjesën më të madhe të territorit. Megjithatë, në jug të vendit, në intervale të shkurtra kohore dhe në mënyrë të izoluar, priten shtrëngata të shoqëruara me shkarkesa elektrike dhe breshër, kryesisht në zonat malore.

Era do të jetë e lehtë, me drejtim kryesor juglindje–veriperëndim dhe me shpejtësi mesatare rreth 7 m/s. Në zonat bregdetare dhe në lugina, herë pas here era do të arrijë shpejtësi nga 8 deri në 16 m/s.
Deti do të jetë me valëzim të moderuar, forcës 2-3 ballë.

ME TE LEXUARAT