Horoskopi 05 gusht 2025, ja çfarë parashikojnë yjet për ju sot

Soft

Horoskopi 05 gusht 2025, ja çfarë parashikojnë yjet për ju

Dashi
Jeni në një fazë të plotë rikuperimi, pavarësisht ndikimit të kundërt të planetit Mars. Me gjasë, mund të shfrytëzoni momentin për t’u rikthyer në lojë, për të jetuar dhe për të pasur një eksperiencë të mirë personale. Dashuria mund të kthehet protagoniste e ditës.

Demi
Venusi do të ketë ndikim të kundërt, por gjithsesi dashuria do të rezistojë ndaj tij. Mundohuni të hiqni dorë nga disa përgjegjësi, sidomos nëse keni konflikte familjare. Bëni mirë të rigjeni qetësinë, edhe pse nuk do ta keni të lehtë.

Binjakët
Në javët në vijim, gjërat do të përmirësohen. Mundohuni të mos e teproni me kritika, sidomos gjatë së mërkurës dhe të enjtes. Jeni të lodhur, gjë që është normale duke qenë se po bëni shumë gjëra njëherësh. Mbani nën kontroll lodhjen fizike.

Gaforrja
Do të keni mundësi të rikuperoni kohën e humbur. Shfrytëzoni energjinë pozitive në sferën profesionale, pasi disa probleme kërkojnë zgjidhje. Jepuni më shumë hapësirë ndjenjave.

Luani
Jeni në kërkim të më shumë qetësie. Mos u përpiqni të bëni shumë gjëra njëherësh, pasi Hëna dhe Dielli nuk do jenë në anën tuaj. Kush ka pasur një problem shëndetësor, ka gjasa të rikuperohet.

Virgjëresha
Jeni të stresuar për shkak të problemeve me punën. Yjet janë në anën tuaj, por bëni kujdes, pasi mesjava mund të rrezikojë raportet ndërpersonale. Veproni me maturi.

Peshorja
Saturni do të ketë ndikim të kundërt në shenjën tuaj, dhe ndoshta në punë do të përballeni me një ngarkesë të madhe. Ditët në vijim do të jenë interesante për çështjet e ndjenjave.

Akrepi
Duhet të bëni zgjedhje të rëndësishme, pasi disa çështje thelbësore kërkojnë zgjidhje – si në dashuri, ashtu edhe në punë. Sfera sentimentale po përmirësohet. Dashuritë e reja janë të favorshme.

Shigjetari
Mund ta gjeni veten të dashuruar krejt papritur. Qielli do të jetë shumë i favorshëm për ata që duan të rikthehen në lojë. Persona interesantë do t’ju sillen rrotull.

Bricjapi
Situata astrologjike është e mbushur me mendime. Shumë nyje do të zgjidhen brenda këtij viti, edhe pse nuk do të jetë e lehtë. Vini gjërat në rregull – disa zgjedhje duhen bërë brenda pak javësh.

Ujori
Mundohuni të mos jeni konfuz gjatë kësaj të marte. Personat më të tensionuar do të tregohen më të kujdesshëm në ndjenja. Në punë do të përballeni me stres, për shkak të një çështjeje financiare.

Peshqit
Kjo ditë mund t’ju frymëzojë. Kujdesuni më shumë për anën fizike. Dashuria është aty pranë dhe mundësitë nuk do të vonojnë. Nuk është një periudhë e vështirë, por sërish do të jeni të nervozuar.

ME TE LEXUARAT