Parandalohet ngjarja kriminale në Kurbin/ Arrestohet 37-vjeçari që qëlloi me armë gjatë konfliktit, katër të tjerë në kërkim

Aktualitet

Parandalohet ngjarja kriminale në Kurbin/ Arrestohet 37-vjeçari

Një ngjarje kriminale u parandaluar nga policia, e cila arrestoi një 37-vjeçar dhe shpalli në kërkim katër persona të tjerë, pas një konflikti ku u qëllua me armë zjarri.

Rreth orës 11:00, shërbimet e Komisariatit të Policisë Kurbin intervenuan menjëherë në rrugën “Kurbini”, Laç, për të ndaluar përshkallëzimin e një konflikti fizik mes pesë shtetasve. Gjatë ngjarjes dyshohet se është qëlluar edhe në ajër.

Nga veprimet e shpejta u kap dhe u vu në pranga shtetasi K. R., alias K. T., 37 vjeç, banues në Tiranë, teksa iu sekuestrua një armë zjarri pistoletë “Glock” me fishek gati për përdorim.

Shtetasit e tjerë të përfshirë në konflikt – G. D., 27 vjeç; E. Sh., 29 vjeç; E. Sh., 34 vjeç; dhe E. R., 32 vjeç – janë shpallur në kërkim dhe policia po punon për kapjen e tyre.

Nën drejtimin e Prokurorisë, po vazhdon dokumentimi i plotë i ngjarjes dhe identifikimi i të gjithë të përfshirve. Ngjarja nuk ka shkaktuar të dëmtuar. Materialet janë referuar në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lezhë për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, “Kanosja” dhe “Prishja e qetësisë publike” në bashkëpunim.

ME TE LEXUARAT