Tritoli u hodh nga një person me motor, flet pronari i “Audi”-it në Shkodër: Kam pasur debate me …

Aktualitet

Tritoli u hodh nga një person me motor, flet pronari i

Një shpërthim ka tronditur qytetin e Shkodrës në orët e para të mëngjesit. Një sasi lënde plasëse i është vendosur një automjeti tip “Audi” i parkuar në parkingun e një supermarketi pranë Teatrit Migjeni në Shkodër, rreth orës 4”20 minuta.

Si pasoje e shpërthimit të forte, automjeti është dëmtuar pothuajse plotësisht.

Nga kamerat e sigurisë u vu re një person që ka ardhur në vendin e ngjarjes me motor dhe ka hedhur një shishe me benzinë molotov dhe ka ndodhur shpërthimi.

Tritoli u hodh nga një person me motor, flet pronari i

Po ashtu mësohet se Bledar Freskina, pronar i “Audi”-it, rezulton të ketë në pronësi dhe një lokal në Shkodër.

Mot i paqëndrueshëm, parashikimi për ditën e sotme

Siç shihet në foto tavani i mjetit është shkrumbuar nga flakët, ndërsa kofano e “Audi-t” është shkatërruar plotësisht.

“Shkodër/Informacion paraprak

Rreth orës 04:30, shtetas ende të paidentifikuar dyshohet se kanë hedhur një sasi të vogël lënde plasëse në automjetin e parkuar në bulevardin “Bujar Bishanaku”, në pronësi të shtetasit B. F., 40 vjeç. Nga ngjarja ka vetëm dëme të pjesshme materiale.

Shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor kanë shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes ku po punojnë për të përcaktuar autorsinë e rastit, si dhe për të zbardhur rrethanat”, thuhet në njoftimin e policisë.

Tritoli u hodh nga një person me motor, flet pronari i

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion