Pamje apokaliptike nga Vlora, helikopteri lufton me flakët në pyllin e Poros

Zjarri në pyllin e Poros në Vlorë duket se ka marrë përmasa më të mëdha. Flakët po djegin pishat në këtë zonë, teksa pamjet që sjell nga vendngjarja gazetari ynë Armand Xhelili tregojnë për një situatë apokaliptike.
Tymi i dendur ka mbuluar zonën dhe është përhapur drejt qytetit të Vlorës.Ndërkohë, nga ajri po luftojnë intensivisht dy helikopterë për të shuar zjarret.
Pranë vatrës së zjarrit ndodhen edhe disa banesa, si dhe restoranti i dasmave "Orkidea Palace" të cilat rrezikohen nga flakët. Forca të shumta zjarrfikëse janë angazhuar për shuarjen e zjarrit që ka dalë jashtë kontrollit.Sipas informacioneve që sjell nga vendngjarja gazetari ynë në Lezhë, Elvis Hila, flakët kanë prekur edhe kuzhinën e restorantit.
Ekipet e zjarrfikësve ndërhynë menjëherë duke neutralizuar flakët në ambientet e këtij restoranti në pronësi të këngëtarit Zef Beka.Megjithatë, zjarri shkaktoi dëme materiale në këtë biznes, ndërsa fatmirësisht nuk ka persona të lënduar.


