“Pa mesazhin në telefon”, zbardhen detaje tronditëse të vrasjes së shqiptares nga i shoqi!

Aktualitet

“Pa mesazhin në telefon”, zbardhen detaje tronditëse

Një ngjarje e rëndë dhe tragjike ka tronditur komunitetin shqiptar në Greqi. 36-vjeçarja Marjola u vra në mënyrë brutale nga bashkëshorti i saj, 40-vjeçari Pandeli Nakoleci, para syve të fëmijëve të tyre, të moshës 5 deri në 18 vjeç. Ngjarja ndodhi brenda apartamentit të çiftit, pas një debati të nisur për motiv xhelozie.

Sipas mediave greke, ajo që nxiti agresionin e të arrestuarit ishte një mesazh që ai pa në celularin e gruas së tij. Ky mesazh i shkaktoi xhelozi të fortë dhe paranojë, duke e bërë atë të besonte se gruaja kishte një lidhje jashtëmartesore. Autoritetet raportojnë se Nakoleci ishte i varur nga droga dhe kishte probleme të shëndetit mendor, përfshirë një përpjekje të mëparshme për vetëvrasje më 28 qershor 2025, kur u dërgua në klinikën psikiatrike të Volosit pas një tentative vetëvrasjeje në verandën e shtëpisë së tij, gjithashtu para fëmijëve.

Mëngjesin e krimit, 40-vjeçari u përfshi në një konflikt të ri me gruan, e cila u përpoq të largohej nga shtëpia. Ai e ndoqi poshtë shkallëve dhe e goditi disa herë me thikë në qafë dhe shpinë. Viktima u rrëzua mbi një vetratë xhami, duke marrë plagë nga thyerja e saj, që besohet të ketë shkaktuar vdekjen. Sipas raportimeve, plagët fillimisht nuk ishin fatale, por goditja mbi xham ishte vendimtare.

Pas krimit, Nakoleci u largua në këmbë drejt Rrugës Gladstone, duke marrë me vete thikën dhe duke shpërthyer në bërtitje se po ndiqej. Policia greke ka nisur një operacion të gjerë kërkimi, duke përdorur pamjet e kamerave të sigurisë për të ndjekur lëvizjet e tij, ndërsa po kontrollohen strehimet dhe zonat ku mund të ishte fshehur. Nuk përjashtohet mundësia që ai të ketë tentuar ose të tentojë vetëvrasje, duke marrë parasysh historikun e tij të problemeve psikike dhe varësisë nga droga.

Dëshmitarët okularë raportojnë pamje të tmerrshme. Një fqinj tha për mediat se dëgjoi fëmijët duke vrapuar poshtë shkallëve dhe duke bërtitur, ndërsa pashë gruan e përgjakur në verandë dhe autorin duke vrapuar me një mjet të mprehtë në dorë, duke kërkuar të ikte. Një tjetër dëshmitar tregoi se pashë një dritare të thyer dhe një grua të shtrirë mbi tokë, ndërsa autori ikte në rrugë.

Vajza e madhe e çiftit, 16 vjeçe, ka deklaruar për mediat se prindërit kishin debate të shpeshta dhe se bashkëshorti ishte xheloz për gruan. Ajo tregon se mëngjesin e ngjarjes nuk di pse filloi konflikti, por e kujton babanë duke e goditur mamin me thikë. Fëmijët e tjerë, të moshës 5 dhe 18 vjeç, janë të tronditur thellësisht nga ajo që panë.

Autori kishte një histori të mëparshme kriminale dhe problemesh financiare. Në vitin 2019, ai u arrestua tre herë për posedim dhe trafik droge, qëndrimi i tij në burg zgjati vetëm dy muaj, ndërsa që nga ajo kohë ka pasur probleme financiare dhe shëndetësore.

Komuniteti vendas ndodhet në gjendje tronditjeje dhe shok, pasi nuk prisnin që një familje e qetë të përfundonte në një tragjedi të tillë. Autoritetet greke vijojnë hetimet dhe operacionet për kapjen e autorit dhe marrjen e masave të mëtejshme ligjore.

ME TE LEXUARAT