Qëlloi me armë drejt makinës pas sherrit, arrestohet 28 vjeçari në Kombinat

Aktualitet

Qëlloi me armë drejt makinës pas sherrit, arrestohet 28

Policia e Tiranës ka zbardhur ngjarjen e një dite më parë në Kombinat, ku u qëllua me armë zjarri në drejtim të një automjeti në lëvizje.

Sipas uniformave blu, pas një konflikti për motive të dobëta, 28-vjeçari O. A(V). qëlloi me armë në drejtim të makinës me të cilën po udhëtonin shtetasit R. K., 38 vjeç, dhe Zh. K. Në momentin e të shtënave, automjeti drejtohej nga bashkëpunëtori i tij, 30-vjeçari S. B.

Qëlloi me armë drejt makinës pas sherrit, arrestohet 28

Fatmirësisht nga të shtënat nuk pati të lënduar, por u shkaktuan vetëm dëme materiale.

Operacioni policor i koduar “Quick Response” çoi në arrestimin e dy autorëve, ndërsa u proceduan penalisht edhe katër shtetas të tjerë të përfshirë në konfliktin fizik: R. K., Zh. K., F. K. dhe B. M.

Gjatë aksionit, policia sekuestroi automjetin e përdorur nga autorët, ndërsa vijon puna për gjetjen e armës së zjarrit.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Tiranës për veprime të mëtejshme.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion