Urdhri i parë i Gledis Nanos: Orët shtesë të policëve do paguhen me paratë e krimit

Aktualitet

Urdhri i parë i Gledis Nanos: Orët shtesë të policëve

Kreu i ri i policisë së shtetit, Gledis Nano, në vendimin e tij të parë, ka vendosur që t'u jepet detyrimi i prapambetur financiar të gjithë efektivëve të policisë, për orët shtesë dhe jashtë orarit që kanë mbetur pa paguar përgjatë viteve.

Drejtori i Përgjithshëm i policisë së Shtetit u ka kërkuar drejtuesve të 12 qarqeve që të përllogarisin detyrimin ekonomik që i kanë policëve, në mënyrë që të kompensohet secili prej tyre.

Mësohet se vetëm 4 drejtori në qarqe, nga 12 të tilla e kanë dorëzuar listën e punonjësve të tyre  në Financën Qendrore të Policisë edhe pse urdhri është dhënë 4 ditë më parë.

Ende nuk është bërë me dije afati i përmbylljes së këtij procesi. Brenda vitit 2021 mësohet se do të bëhet kompensimi i plotë për secilin efektiv ndaj të cilit shteti ka detyrime.

I njëjti burim pohon se këto orë shtesë dhe prapambetje pagesash financiare do të mbulohen nga fondet e policisë por edhe nga paratë e konfiskuara nga krimi gjatë operacioneve të ndryshme.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion