Nxiste tre të miturit të kryenin vjedhje në grup në Tiranë, pranga 39-vjeçarit

Aktualitet

Nxiste tre të miturit të kryenin vjedhje në grup në

Nxiste 3 të mitur që të organizuar si grup, të kryenin vjedhje në zona të ndryshme të kryeqytetit, kapet 39-vjeçari.

I arrestuari sipas policise është Xhiljon Hoxha - i dënuar më parë për të njëjtin krim.

Sekuestrohen sende të vjedhura dhe sende që dyshohet se i shërbenin të arrestuarit, për të konsumuar lëndë narkotike.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4, si rezultat i punës hetimore, për të nxjerrë përpara përgjegjësisë penale, shtetasit e implikuar në vjedhje, kapën në kuadër të operacionit “Nxitësi”, shtetasin e shpallur në kërkim, Xh. H., 39 vjeç.

Ai dyshohet se ka shtyrë në mënyrë të përsëritur, 3 shtetas të moshave 12 dhe 13 vjeç, për të kryer vjedhje të ndryshme, në disa zona të Tiranës.

Vijojnë hetime për të dokumentuar plotësisht veprimtarinë kriminale të 39-vjeçarit, në fushën e vjedhjes së pronës dhe pasurisë.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

ME TE LEXUARAT