Parada masive ushtarake, Trump akuzon presidentin kinez, Putinin dhe Kim Jong Un për komplot ndaj SHBA

Bota

Parada masive ushtarake, Trump akuzon presidentin kinez, Putinin dhe Kim Jong Un

Më shumë se 50,000 njerëz ishin të mërkurën në sheshin Tiananmen të Pekinit për të dëshmuar shfaqjen e fuqisë ushtarake të presidentit Xi Jinping ne paraden e organizuar prej tij.

Spektakli shërbeu gjithashtu si një takim i udhëheqësve botërorë, shumë prej të cilëve janë pjesë e një blloku në rritje të aleatëve joliberalë që kërkojnë të sfidojnë udhëheqjen amerikane.

Parada masive ushtarake, Trump akuzon presidentin kinez, Putinin dhe Kim Jong Un

Për shumë njerëz në Perëndim, imazhet përcaktuese të paradës nuk do të jenë trupat që ecin me hapa të shpejtë apo raketat e afta për armë bërthamore, por pamja e Xi-t duke qëndruar krah për krah me Presidentin rus Vladimir Putin dhe udhëheqësin e Koresë së Veriut Kim Jong Un, gjë që po shihet si një shfaqje e pashembullt solidariteti kundër SHBA-së dhe aleatëve të saj.

Parada masive ushtarake, Trump akuzon presidentin kinez, Putinin dhe Kim Jong Un

Putin dhe Kim e shoqëruan udhëheqësin e Kinës në fillim të paradës, në një shfaqje të qëllimshme uniteti nga tre liderë të fortë që nuk janë shfaqur kurrë më parë së bashku në publik.

Në një fjalim para mijëra spektatorëve dhe trupave të mbledhura në Pekin, Xi tha: “Kombi kinez është kombi i madh që nuk frikësohet kurrë nga asnjë ngacmues.” Ai gjithashtu theksoi nacionalizmin dhe forcën kineze, duke i thënë ushtrisë së tij se ngritja e Kinës ishte “e pandalshme”.

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu kundërpërgjigj udhëheqësit kinez në një postim sarkastik në Truth Social, duke thënë: “Ju lutem, shprehni përshëndetjet e mia më të ngrohta Vladimir Putinit dhe Kim Jong Unit, ndërsa komplotoni kundër Shteteve të Bashkuara të Amerikës.”

Parada e Pekinit shfaqi një përzierje të armëve konvencionale dhe teknologjive të përparuara, duke përfshirë raketa hipersonike, sisteme mbrojtjeje ajrore me lazer dhe dronë nëndetësorë, duke nxjerrë në pah investimin e rëndësishëm të Kinës në aftësitë moderne të luftës. Kina gjithashtu prezantoi raketat e saj balistike ndërkontinentale më të reja në vite.

Pasi mori pjesë në paradë, Putin u takua me Kim për më shumë se dy orë e gjysmë, sipas medias shtetërore ruse RIA Novosti, takimi përfundoi me ftesën e Putinit për diktatorin e Koresë së Veriut për të vizituar Rusinë . Lidhjet midis dy vendeve janë rritur ndërsa Koreja e Veriut ka dërguar armë në Rusi dhe trupa për të luftuar për Moskën në luftën e saj kundër Ukrainës.

Presienti kinez Xi shtroi një drekë të madhe për 26 udhëheqësit botërorë të mbledhur në Pekin, duke shërbyer copa qengji të pjekura dhe karavidhe të skuqura.

Ngjarjet e së mërkurës shënuan një dalje të rrallë për disa udhëheqës të huaj, si kreu i juntës së Mianmarit, i sanksionuar nga SHBA-të, Gjenerali i Lartë Min Aung Hlaing , i cili udhëhoqi një grusht shteti që e zhyti vendin e tij në një luftë civile brutale.

Një i ftuar surprizë në paradë ishte shefi i ushtrisë së Pakistanit, i cili thuhet se mori pjesë së bashku me kryeministrin e Pakistanit Shehbaz Sharif.

ME TE LEXUARAT