Nuk u ushqye me gji nga e ëma, ndërron jetë foshnja 2-muajshe që u dërgua me urgjencë në Tiranë një ditë më parë

Aktualitet

Nuk u ushqye me gji nga e ëma, ndërron jetë foshnja 2-muajshe

Një foshnjë 2 muajshe ka ndërruar jetë pasi u dërgua me urgjencë drejt Tirana për të marrë trajtim më të specializuar, për shkak të gjendjes së rëndë shëndetësore.

Sipas informacioneve paraprake, foshnja ka humbur jetën disa orë pas mbërritjes në kryeqytet, pavarësisht përpjekjeve të mjekëve për ta mbajtur në jetë.

Ndërkohë, grupi hetimor ka bërë me dije se materialet për rastin janë referuar në Prokuroria e Korçës, ku do të zhvillohen hetime për të përcaktuar shkaqet e vdekjes.

Autoritetet pritet të verifikojnë nëse shkak i humbjes së jetës ka qenë kequshqyerja apo ndonjë problem tjetër shëndetësor që foshnja mund të ketë pasur që në lindje./Shqip

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion